Ironia, lideri demokrat Sali Berisha dhe Gorbacovi ish lideri i Bashkimit Sovjetik

0
195

Nga Sebastjan Zonja

Në këtë foto është Gorbaçovi, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, që u nda nga jeta pak ditë më parë. Ky personazh i rëndësishëm i politikës ruse hipi në pushtet në vitin 1985 dhe ndejti deri në vitin 1991. Për shumë rusë është tradhëtar, por për shumë të tjerë shpëtimtar. Ai nuk e çoi Rusinë gjigante në luftë civile duke mbajtur me forcën e shërbimit sekret dhe ushtrisë një sistem të rrënuar. Ndërkohë, për krahun e ashpër komunisto – sovranist, ai tradhëtoi idealet e revolucionit.
Çështje e brendshme e rusëve si duan t’i shohin figurat e tyre historike.

Krah tij është lideri demokrat, ai që rrëzoi sistemin e kalbur komunist, sistemin që e mbronte kur ishte sekretar partie, Sali Berisha.
Berisha erdhi në pushtet pikërisht si Jelcini në Rusi. Një kompromis mes elitës së kohës për të bërë tranzicion të butë të pushtetit. Liderëve tanë politikë u mori koka erë dhe e çuan vendin në luftë civile, në vitin 1997.
Më pas, benjamini i Ramizit vjen në pushtet sërish, në vitin 2005.
Sot, benjamini i Ramizit është udhëheqësi i një lëvizjeje demokratike që ka si synim t’i thotë shqiptarëve se armiqtë e tyre ndodhen në Washington, jo në Moskë, Beograd, Stamboll apo Athinë.
“Sorosi ka kapur Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, ndaj armiku fshihet në Washington, jo në Kremlin.”, thotë ai dhe tabori i tij.
“Amerika do që të ndajë Kosovën, por unë e mbrojta”, thotë ai dhe shkruajnë mbeshtetësit e tij.
Vlen të sillet në vëmendje se ithtarët e liderit demokrat nxjerrin gjithnjë foto të Saliut me gjithë presidentët amerikanë, për të treguar përkushtimin e tij për demokraci.
Pa liderin demokrat s’ka pluralizëm, s’ka demokraci, s’ka jetë, s’ka dritë mbi Shqipëri, s’ka PD, s’ka liri fjalë, se na mbyt e na merr erzin Partia e Ramiz Alisë, PSSh-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here