Ironike ,”krimi është ulur këmbëkryq”/Lleshaj : Po i japim goditje të forta!

0
139

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur mbi krimin në Shqipëri. Ai është përballur nga gazetarët me frazën se “krimi është ulur këmbëkryq”.

I gjendur mes kësaj të vërtete, ministri Lleshaj është përpjekur të devijojë nga debati kur i përmendet edhe atentati ndaj prokurorit Ndoja, duke treguar disa statistika. Ai ka thënë se krimi po humbet në Shqipëri dhe se grupet kriminale po marrin goditje të forta.

Pjesë nga biseda:

Lleshaj: Krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në territorin e Shqipërisë. Krimi i organizuar në Shqipëri po merr goditje të rënda. Po merr goditje nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Cili është krimi i goditur në Shkodër? Nga statistikat nuk rezulton kështu.

Lleshaj: Unë nuk godas askënd, nuk jam as hetues dhe as polic.

Pak e çuditshme të thuhet kjo nga ministri i Brendshëm, pasi vetëm muajt e fundit, janë një numër i madh vrasjesh pa autor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here