Ish deputeti Tavo, dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Piro Nase mesditën e sotme nga Gjolek Gucaj

0
53

Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Piro Nase mesditen e sotme nga kryetari i “Komitetit Egzekutiv” te Memaliajt dhe larot e tij, nuk ka lene indiferent as ish deputetin e LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo.

Ne nje postim ne faqen e tij zyrtare ne FCB, zoti Tavo solidarizohet me gazetarin Nase dhe ben thirrje qe te mos dhunohen gazetaret te cilet jane te devotshem ne kryerjen e misionit te tyre qe eshte informimi real i publikut. Zoti Tavo ka denuar me force dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Piro Nase dhe inkurajon median e lire të vazhdojë punën që ka nisur për denoncimin dhe demaskimin e një procesi farsë e të turpshëm të votimeve moniste dhe antidemokratike. Kush dhunon gazetarët është dhunues i lirisë. Kush cënon median ka frikë nga e vërteta. Dhe e vërteta e tyre është e hidhur! E vërteta e tyre i përket diktaturës dhe jo Evropës-shprehet zoti Tavo.

Me poshte postimi i plote i ish deputetit te LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo.  

Mos dhunoni gazetarët!

Diktatura duket sikur i përket vetëm librave të historisë, por jo, ajo vjen me votime me kandidatë të vetëm, me votime moniste, dhe me media moniste. Çdo përpjekje për të treguar të vërtetën dhunohet. Ashtu siç ka ndodhur sot me gazetarin e njohur të qarkut të Gjirokastrës Piro Nase i cili u dhunua nga Gjolek Gucaj, i vetëquajturi kryetar bashkie i Memaliaj, i cili bashkë me tufën e tjerë prezentë në dhunimin e gazetarit nën logon moniste mori vetëm 15%të votave në një proces në të cilin kandidoi vetë, administroi vetë, numëroi vetë dhe certifikoi vetë pas 27 ditësh, duke thyer rekord të paprecedentë në Shqipëri e ndoshta në të gjithë botën
Dënoj me forcë dhunën e treguar ndaj gazetarit dhe inkurajoj të gjithë median e lirë të vazhdojë punën që ka nisur për denoncimin dhe demaskimin e një procesi farsë e të turpshëm të votimeve moniste dhe antidemokratike. Kush dhunon gazetarët është dhunues i lirisë. Kush cënon median ka frikë nga e vërteta. Dhe e vërteta e tyre është e hidhur! E vërteta e tyre i përket diktaturës dhe jo Evropës.
Cilido që dhunon dhe intimidon gazetarët nuk është tjetër veçse një burracak i frikësuar. Dhe sigurisht që në këtë rast ka frikë, sepse shuplaka e Memaliaj ishte e rëndë. Një qytet i tërë i tha JO farsës dhe monizmit. Ndaj edhe gaztorët nuk bëjnë gjë tjetër veçse dhunojnë gazetarët!

Shkruaj nje koment