Ish deputeti Tritan Shehu informon viziten e Bashës pasnesër në Gjirokastër, takim me qytetarët

0
140

Kryetari i opozites shqiptare dhe i PD Lulzim Basha, mesditen e te enjtes do te jete ne Gjirokaster ku do te organizoje nje takim me qytetaret ne Kinoteatrin e qytetit.

Mberritja e Bashes ne jug, eshte paralajmeruar permes nje postimi ne rrjetin social FCB, nga ish deputeti i Qarkut te Gjirokastres Tritan Shehu nga ku dhe percjell edhe axhenden e pritjes se liderit te opozites nga qytetaret e tre rretheve te Qarkut te Gjirokastres, ne tre lokacione te ndryshme.

Ja se cfare shkruan zoti Shehu per viziten e kreut te PD Lulzim Basha. 

Kreu i PD dhe opozitës Lulzim Basha në Gjirokastër.

Turi i takimeve me qytetarët në të gjithë vendin i kreut të opozitës shqiptare, do të ndalet këtë të enjte në Qarkun e Gjirokastrës.
Kryetari Basha do të pritet nga qytetarët e Tepelenës dhe Memaliajt në orën 15:00 tek liqeni i Krahësit dhe më pas në Urën e Leklit në orën 15:30 do t’i bashkangjiten qytetarët e Përmetit dhe të Këlcyrës për të kulmuar më pas me pritjen që do t’i rezervojnë gjirokastritët në Urën e Subashit.
Takimi i madh, do të organizohet në Kinoteatrin e Gjirokastrës në orën 16:00 ku kryetari i opozitës Lulzim Basha, do të shpalosë alternativën e PD dhe rrugët e zgjidhjes që ofron opozita për daljen nga kriza e rëndë politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin prej muajsh.
Bashkohuni të gjithë, bashkohu edhe ti me ne për një Shqipëri pa Edi Ramën dhe qeverinë e tij të krimit.
Mos harro të enjten 9 maj ora 16:00 në Kinoteatrin e qytetit të Gjirokastrës.
Ne jemi zëri Juaj!!!
Të gjithë me Lulzim Bashën!!
Për një Shqipëri normale dhe jo të kapur nga krimi me pushtet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here