Ish-dhëndri nga Kosova i vë flakën shtëpisë së ish-vjehrrit në Vlorë, shkrumbohet edhe e fqinjit

0
65

Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Llakatund të Vlorës.

Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve. Si

pas të dhënave të deritanishme, për vendosjen e zjarrit janë bërë sherret mes familjarëve. Ish-dhëndri i familjes Lutfi Fanaj nga Kosova dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj, ka djegur me benzinë shtëpinë e ish-vjehrrit.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e fqinjit, Petrit Izetit. 

Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda ndërsa familjarët kanë arritur të shpëtojnë.

Shkruaj nje koment