Ish-drejtor i Policisë në Gjirokastër, i akuzuar si i lidhur me trafikantët e kanabisit bëhet këshilltar i Bledi Cucit

Një nga ish-drejtorët e Policisë gjatë kohës kur ministër ishte Saimir Tahiri, i akuzuar fort nga opozita si i lidhur me bandat e hashashit është rehabilituar, tani në prag të zgjedhjeve elektorale te 25 prillit.

Arjanit Arapi ish-drejtor i Policisë në Gjirokastër, i akuzuar si i lidhur me trafikantët e kanabisit në këtë zonë është rikthyer si këshilltar i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ky i fundit, përveç se ministër i Brendshëm është edhe kreu i listës së Edi Ramës në Gjirokastër, për zgjedhjet e 25 prillit.

Pikërisht njohjet e vjetra dhe lidhjet e Arapit në këtë zonë, kanë bërë që Çuçi ta marrë si këshilltar dhe ta përdorë edhe gjatë zgjedhjeve.

Lajmi për emërimin e Arapit si këshilltar u publikua sot në një nga mediat përkrahëse të Ramës, por pas vetëm 5 minutash, ka rënë alarmi dhe lajmi u fshi.

Nuk është ndonjë risi heqja e lajmeve nga portalet për informacione sensitive.

Në nëntor të 2015, ish kreut i PD-së, Lulzim Basha që në një konferencë për shtyp deklaroi se:

‘Qelbet shteti i Edi Ramës, por ai është krenar, thotë se kjo është era shtet. A do jetë krenar pas fakteve që publikojmë sot, për faktin se dy drejtorë të policisë së Korçës dhe Gjirokastrës janë të implikuar drejtpërdrejt me trafikun e drogës. Arianit Arapi dhe Ajet Zyberi janë raportuar nga partnerët për lidhje me krerët e trafikut të drogës, biznesmenëve të trafikut të hashashit. Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafias’,- tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment