
Ish-e dashura e Amos Zaharia, këngëtarja Gigliola Haveriku, ka komentuar në mediat sociale shpesh personazhet e reality-showt. Dhe pse tyre edhe Dea Mishel, e cila është përfolur për një flirt a tërheqje me aktorin. Para hyrjes në shtëpinë e famshme, Amos u bë kryefjalë e mediave për ndarjen nga Gigliola me të cilën jetoi një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ecin në rrugë të ndara.
Mbrëmjen e djeshme, Dea vuri pikat mbi “i” duke thënë se ajo nuk ka asnjë pëlqim për Amosin. Aktorja u shpreh se mes tyre ka pasur “një flirtim shoqëror” dhe asgjë romantike. Gigliola postoi një foto të Deas në Instagram duke shkruar me ironi: “Princesha e të varfërve”.