FOTO/Ish-gjimnazistë mbjellin pemë, Bashkia ofron punonjësit e vetë

0
174

Ndërsa qyteti I Gjirokastrës është pushtuar nga rrëshqitjet masive, specialistët kanë ngritur zërin për sa më shumë zona të pyllëzuara. Të vetmit që duket se e kanë dëgjuar këtë thirrje janë qytetarët të cilët kanë ndërmarrë inisiativa personale për mbjelljen e pemëve.

Rreth 200 pemë të llojeve të ndryshme iu shtuan sot qytetit të gurtë. Inisativa u ndërmor nga ish maturantët e vitit ’95. Ndonëse një pjesë e mirë e tyre jetojnë larg qytetit dhe Shqiperisë ata janë bërë bashkë për të rikthyer në qytet gjelbërimin e munguar prej vitesh. Ata synojnë që nisma e tyre të gjejë mbështetje jo vetëm individuale, por edhe institucionale.

Pemë të ndryshme si panja, gështenja, dafinë, pisha apo bliri dhe shega u mbollën sot në shpatin e zhveshur mbi urën e vjetër të Zerzebilit në atë që sipas maturantëve synohet të kthehet në “Parkun e maturantëve”.

Bashkia vendosi në dispozicion, punonjësit e saj të Agjencisë së Shërbimeve Publike për këtë inisiativë të ish maturantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here