Ish komandoja e pranon krimin, e thera se më ……hallën

0
396

Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin Alban Voda, ish-komando i cili mesditën e të dielës së kaluar, qëlloi me thikë fqinjin e tij të moshuar Nesim Hoxha në fshatin Corrogunjë. Masa e arrestit është zhvilluar mesditën e sotme fill pasi organi i akuzës kishte dy orë që depozitoi në Gjykatën e Përmetit, dosjen për dhënien e masës së arrestit. Prokurori i cështjes Asllan Bajramaj ka speguar rrethanat në të cilën ndodhi ngjarja dhe momentin kur gjykatësja Saliu, i është drejtuar avokates së Vodës, ka ndërhyrë ky i fundit i cili ka “rrëmbyer” fjalën pa ja dhënë kush duke pranuar krimin. “Po, e kam vrarë me bindje të plotë dhe nuk mund ta mohoj. E kam vrarë qenin sepse më ka q… hallën time. Për këtë e kam vrarë. Më ka thënë që “sic e bëra me hallën tënde, do shk…të. gjitha gratë e fshatit me radhë”. Kanë qenë këto fjalët e nxjerrë nga goja e Alban Vodës i cili i tha pa i’u dridhur fare qerpiku, aq sa ka lënë të shtangur madje vetë avokaten e tij mbrojtëse. Kjo e fundit, ka kërkuar në këtë moment nga drejtuesja e seancës, që Voda nuk është në gjendje normale dhe kërkoi disa minuta pushim, por Voda ka vijuar të flasi duke mos reflektuar fare ndaj krimit të kryer. “Ai qen më mori nderin, ai e kishte hak vdekjen sepse më shkeli dhe nuk e duroja dot më. Dhe për këtë, e qëllova mu në pragun e shtëpisë, ashtu sic më bëri pragun tim të shtëpisë. Gjyqtarja Saliu, ka dhënë masën e arrestit me burg bazuar mbi relacionin dhe kërkesën e prokurorit të cështjes. 30-vjeçari ka qenë komando në Afganistan dy herë në misione paqeruajtëse dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Që nga kthimi nga Afganistani, Voda kurohej prej dy vitesh për probleme të shëndetit mendor. Ndërkaq në fshat, banesa e Alban Vodës, duket se është braktisur nga familjarët e tij. e ëma dhe i ati, janë larguar tek të afërmit në Ballaban për shkak të frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme nga familja e viktimës madje as sot, ata nuk kanë qenë prezent në vlerësimin e masës së arrestit në Gjykatën e Përmetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here