Ish kreu i diplomacisë shqiptare Tritan Shehu, ka folur për cështjen e ridimensionimit të raporteve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë të cilat sipas Shehut, kanë qenë të venitura në katër vitet e pushtetit të Rilindjes.
Zoti Shehu deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, përmes një statusi në FCB, ka analizuar takimin e Korcës mes krerëve të diplomacisë greke e shqiptare.
Takimi mes tyre, ka qenë mjaft hermetik dhe pa asnjë lloj konsultimi me Komisionin e Jashtëm Parlamentar cka është detyrë e vetë ministrit Ditmir Bushati.
Ky takim për zotin Shehu, transmeton imazhin e “Shtëpisë së Fantazmave”.
Statusi i plotë i Tritan Shehut.
DY RRESHTA PER TAKIMIN E KORCES!
Takimet ne diplomaci jane veprime pothuajse gjithmone pozitive, vecanerisht kjo kur realizohen midis fqinjesh e partneresh, sic eshte rasti i yne me Greqine.
Jam i kenaqur qe Rilindja pas 4 vite politika absurde, qe demtuan rende maredheniet me Greqine, “arriti te kuptoje”, ose se paku desheron te transmetoje imazhin se keto lidhje te rendesishme duhen rivendosur.
Por tashti pas disa vite ecje si “gaforrja”, kjo ne terresi me politikat ne Ballkanin Perendimor, kjo nuk eshte e lehte.
Kthimi i maredhenieve me Greqine ne piken shume pozitive te vitit 2013, kur edhe roli i Shqiperise si Faktori Kryesor i Stabilitetit ne Rajon kishte marre forme, gje qe tashti eshte venitur, kerkon te “gelltitesh shume nga cfare ke nxjerre”.
Se dyti aventurizmi ne politiken tone te jashteme e rajonale na ka ulur kredibilitetin perpara partnereve e ka dobesuar pozitat tona, pra arritja tani e cdo mareveshje do te jete me nje “cmim me te larte” per ne.
Kjo u provua qartesisht edhe ne takimin e Athines, ne rimareveshjen e Varrezave te Ushtareve, gje qe perseritet ne Korce.
Kjo do te provohet edhe ne hapat e tjera, perfshi edhe ne rinegocimin e Mareveshjes se Ujrave Detare.
Se treti, per te ngjallur besueshmeri duhet transparence e dikush duhet te pergjigjet per 4 vite gabime jo vetem ne maredheniet me Greqine, me pasoje bllokimin e shume projekteve, investimeve, rolit tone, etj, gje qe i dha dhe mundesi Serbise te trajtohet tashme si Faktori Kryesor i Stabilitetit ne Rajon.
Per keto aresye edhe ky takim hermetik, pa asnje konsultim me Komisionin e Jashtem nga Z.Bushati, me transmeton imazhin e “SHTEPISE SE FANTAZMAVE”.