Ish-kreu i bashkisë Fier , Baftjar Zeqaj mer drejtimin e Albpetrol

Pas ndryshimit te kreut te PS Fier edhe kompania me e madhe e naftes Albpetrol ka pesuar ndryshim ne drejtimin e saj. Nga detyra eshte larguar Gent Gazheli ndersa ky post i eshte besuar ish kreut te Bashkise Fier Baftjar Zeqaj. Zeqaj është një personazh mjaft i njohur dhe me influencë pozitive në qarkun Fier dhe jo vetëm. Ai për një kohë të gjatë ka drejtuar bashkinë Fier në tre mandate, një mandat atë të Patosit. Gjithashtu Baftjar Zeqaj ka drejtuar dhe prefekturën Fier në një mandat. Ndër dekada ai ka qënë dhe një mbështetës i fortë me influencën e tij të Partisë Socialiste. Zeqaj pritet të mar ‘celësat” e drejtimit të Albpetrolit diten e hënë, një kompani kjo me mjaft probleme delikate të pazgjidhura ndër vite. Zeqaj sa të lehtë si inxhinjer në profesion bazë aq dhe të vështirë do ta ketë menaxhimin e saj për shkak të problemeve të mbartura. Emërimi i tij në këtë kompani me peshë në ekonomonë shqiptare tregon një sinjal pozitiv të Edi Ramës dhe pse me vonesë. Ai po i kthehet “bukës” së vjetër në PS. Zeqaj është një socialist i “thekur” dhe me mjaft eksperiencë menaxhimi. Ai është një figurë e respektuar në Fier dhe i pa lakuar negativisht jo vetëm nga partia e tij por as nga opozitarët. Zeqaj gjetë të gjitha mandateve të ushtruara në poste të larta vendore ka ditur të krijojë ura miqësie e bashkëpunimi reciprok me botën e artit, kulturës dhe medias. Ndërsa ende nuk është thënë zyrtarisht emërimi i tij burimeve të informacionit pranë zotit Zeqaj thanë se prezantimi i tij në këtë detyrë bëhet fillimin e javës që vjen.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment