Ish kryediplomati: Rama, ky nxitës i destabilitetit rajonal

0
51

Ish ministri i jashtem shqiptar Tritan Shehu ka drejtuar gishtin mbi kryeministrin shqiptar si destabilizues konkret i rajonit ballkanik.

Ne nje postim te oreve te fundit ne rrjetin social FCB, ish kryediplomati shqiptar rendit te gjitha arsyet pse Rama eshte personi kyc qe po minon stabilitetin rajonal nderkohe qe po akuzon BE si nxitese e destabilitetit rajonal me vonesat qe po ben per integrimin e shteteve ballkanike.

Zoti Shehu akuzon kryeministrin Rama si personin kyc qe po pengon edhe Kosoven ne rrugen e saj integruese perfshire ate te liberalizimit te vizave.

Postimi i plote i ish ministrit te jashtem Tritan Shehu. 

Shqiperine e Rajonin po e destabilizoni ju Z.Rama, jo Brukseli!
Kryeministri nepermjet “The Financial Times” akuzon BE se po destabilizon Rajonin me vonesat e integrimit.
Integrimin e Shqiperise e keni bllokuar, jo vonuar, ju e askush tjeter.
Integrimi i yne eshte bllokuar pikerisht se demokracine te bazuar mbi voten e lire e keni deformuar, se ne Shqiperi po vendoset diktatura e krimit, me tragjike se ajo ideologjike, se me politikat tuaja dhe te nxitur nga mbeshtetesit tuaj ne Lindje, qe nepermjet destabilitetit synojne te mbajne Rajonin larg Europes, jeni bere pjese e lojerave te rrezikshme Rajonale, perfshi dhe kufijesh.
Ka dhe me keq, ju jo vetem keni bllokuar integrimin, por keshtu po riktheni izolimin e Shqiperise nepermjet rivendosjes se vizave nga jashte, si dhe nje “kloni” nga brenda, qe po perpiqeni ta votoni ne Kuvend.
Ne fakt e keqja nuk ka fund, ju ne kete menyre po pengoni edhe Kosoven per liberalizimin e vizave e po krijoni destabilitet ne Rajon, duke u bere “delja e zeze” e tij.
Ka vetem nje “ilac” per te rihapur rrugen tone europiane, Rama ik!

Shkruaj nje koment