Ish kryediplomati Tritan Shehu ka ironizuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për mesazhet që ka përcjellë sot në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Zoti Shehu ka komentuar deklaratat e Ramës se përse raportet me Greqinë ishin të ndera në katër vitet e para të qeverisë Rama.
Statusi i plotë i zotit Tritan Shehu
Z. Rama nga Prishtina na shpjegon pse i prishi per kater vite dhe pse po i “rregullon” sot maredheniet tona me Greqine; kjo mbasi dje “kercenoi” po prej aty Presidentin per aktin e Plotfuqishmerise!!
Pyetja e pare eshte pse ky teatralitet rezervohet te behet nga Prishtina, kur festohet aty Pavaresia e Kosoves?
“Shpjegime” te tilla mund te beheshin ne Tirane, ne Kuvend, ne Komisionin e Jashtem etj, ne vende te pershtateshme per te tilla diskutime.
Se dyti per here te pare ai pranon se me koshience e vullnet i perkeqesoi keto maredhenie strategjike per Shqiperine….per te “bere presion” mbi Greqine!!!!
Dhe tashti vendosi te rregulloje gjithecka…qe nga problemet iluzive te mbetura prej 1914-tes dhe deri te ato qe ai vete i krijoi qe nga 2010-ta!!
Rol te madh prej “Zoti te Plotfuqishem” po i jep vetes Z.Rama…duke imituar te tjere autokrate.
Por dhe ketu gabon, per shume aresye dhe ne kete “terren” ai nuk mund te krahasohet as me autokratet e kaluar e as te sotmit te Lindjes…
Aq me pak me demokratet dhe Perendimoret kjo.
Sidoqofte nqs e gjithe kjo “loje” nuk eshte nje “kakofoni” apo nje “cakordim” i ri mendimesh e idesh, dicka tjeter me e rrezikeshme fshihet nen ate!!