
Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, Sandër Lleshaj është pozicionuar kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e refugjatëve.
Në një opinion për gazetën “Panorama” të titulluar ” Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve”, Lleshaj shprehet se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat sipas tij, shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë.
Marrëveshja parashikon që qendrat ku do të strehohen refugjatët, do të jenë nën juridiksionit italian.
Për këtë pikë, Lleshaj shprehet se pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë