Ish ministri i shëndetësisë jep alarmin: Shqipëria pa shqiptarë, Gjirokastra më e prekura nga ulja e natalitetit

0
113

Ish ministri i shendetesise ne vitet ’90 dhe njekohesisht ish deputeti i Qarkut te Gjirokastres Tritan Shehu, ka vene alarmin e uljes se natalitetit ne Shqiperi. Sipas zotit Shehu Qarku i Gjirokastres rezulton te jete me i abandonuari nga qeveria shqiptare persa i perket politikave sociale dhe demografike.

Per ish ministrin e shendetesise, vendi eshte aktualisht ne nivelet e emergjences demografike duke shkuar drejt katastrofe si pasoje e renies drastike ekonomike, varferise se thelle. Rrjedhimisht skenar tragjik po i kanoset vendit.

Postimi i plote ne FCB i zotit Shehu.

Shqiperia po shkon drejt rrezikut te ekzistences shqiptare.
Me cilet po programon neser ta mbushe atdheun tone Rilindja keshtu?
Politikat “nataliste” te Qeverise me Bonuset per lindje deshmuan se jane vetem nje teatralitet qesharak.
Te dhenat e fundit te vete INSTAT tregojne renie te lindeshmerise me 5,7 % dhe te rritjes se popullesise me 5,5 % ne tremujorin e dyte 2019 ndaj atij 2018, duke folur per mungesen apo deshtimin e plote te politikave nataliste apo per rritjen e popullesise te kesaj Qeverie, duke e vendosur vendin ne rrezik mbijetesen kombetare.
Qarku i Gjirokastres, me i abandonuari nga ky rregjim, ka arritur nje renie me 10% te lindeshmerise.
Vendi eshte aktualisht ne nivelet e emergjences demografike duke shkuar drejt katastrofe si pasoje e renies drastike ekonomike, varferise se thelle, papunesise shume te larte vecanerisht per te rinjte, me korrupsionin e larte, pasigurine e plote, arrogancen qeverisese etj, qe kane cuar edhe ne “vrasjen” e shpreses, duke detyruar te rinjte vecse te braktisin vendin, te hezitojne per te krijuar familje apo per me shume te behen me femije.
Pra Shqiperia ne kete menyre do te mbetet pa shqiptare.
Kujdes, nje skenar tragjik po na pret.

Shkruaj nje koment