Ish ministri i shëndetësisë, nxjerr zbuluar Ramën i cili krenohet me projektet e qeverisë së PD

0
163

Ish-deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres dhe njekohesisht ish minister i shendetesise Tritan Shehu numeron sot nje pjese te problematikave te medha ne shendetesi, duke akuzuar kryeministrin Rama se po krenohet me projektet e nisura dhe finalizuara nga qeveria e Partise Demokratike.

Ne nje shenim ne faqen e tij ne FCB, zoti Shehu shkruan se Shqiperia me “Kujdesin ndaj Pacientit” me te keqin ne Europe. Rama nuk mund ta fshehe kete realitet me “fishekzjarre suksesesh” per projekte te filluara, ne zhvillim e me faza te perfunduara qe gjate Qeverise Berisha, sic eshte ai i QSUT e me konkretisht i sektorit te terapise intensive, imazherise, sterilizimit, laboratoreve, urgjences e tashti se fundi dy kateve te Kirurgjise aty”.

Postimi i plote i ish deputetit Tritan Shehu

Shqiperia me “Kujdesin ndaj Pacientit” me te keqin ne Europe (kontinent).
Rama nuk mund ta fshehe kete realitet me “fishekzjarre suksesesh” per projekte te filluara, ne zhvillim e me faza te perfunduara qe gjate Qeverise Berisha, sic eshte ai i QSUT e me konkretisht i sektorit te terapise intensive, imazherise, sterilizimit, laboratoreve, urgjences e tashti se fundi dy kateve te Kirurgjise aty.
Edhe shifrat e vete INSTAT mbi numrin e shtreterve ne vend, flasin per kete situate, megjithese fryhen ndjeshem nga fiktivitetit i shtreterve ne periferi.
Numri real i shteterve te ne, pa spitalet private ku paguhet nga xhepi i pacientit, eshte reth 2,2 per 1000 banore me nje shfrytezim shtrati nacional reth 50%, si pasoje e mungesave thelbesore, me numrin e specialiteteve te ngushta disa here nen mezataren europiane.
Numri i mjekeve reth 1 per 1000 banore vazhdon ne renie, gje qe na ka cuar ne nje situate emergjente.
Nderkaq mungon krejtesisht apo eshte rudimental sherbimi ne banese, ai ndaj kronikeve, paliativi, urgjenca mjekesore etj, elemente qe shumefishojne pasojat negative te mungeses se shtreterve.
Po te permend ketu edhe financimin e tej varfer per shendetesine, mbi 10 here nen mezataren europiane, renditemi te fundit ne kontinent per “Kujdesin ndaj Pacientit”, duke qene afer indekseve te Afrikes Qendrore.
Per keto duhet te pergjigjet Kryeministri e jo te mburet me projekte tashme ne zhvillim e te konsoliduara qe para me shume se 10 vitesh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here