Ish-ministri: Për mua, mbajtja e maskës pa ndalim është dënim me vdekje

Vendimi i ri i qeverisë për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës kudo, edhe në ambiente të hapura, do të ketë edhe raste përjashtimore për persona që kanë sëmundje të cilat nuk e favorizojnë këtë gjë.
Ish-ministri Ylli Manjani thotë se bën pjesë tek grupi i personave që nuk mundet ta mbajnë maskën pa ndalim. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se ai është “pacient kronik mushkërish”.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje.
Kur dal në mjedise të hapura përpiqet t’i zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.
E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat. Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.
Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!
Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.
Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.
Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e ka ë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.
Ndaj ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë duhet të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.
E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment