Ish-presidentët e Shqipërisë vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë

0
232

Me 29 shtator, tra nga ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-kryeministri Pandeli Majko do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

 Iniciativa është ndërmarrë nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili do të jetë pjesë e kësaj vizite.

Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi do të udhëtojnë gjatë javës së ardhshme drejt Hagës ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së. 

Pjesë e grupimit që do të shkojë më 29 shtator në Hagë është edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar dhe Behgjet Pacolli pritet të zhvillojnë takime me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin që po mbahen në paraburgim në Hagë. 

Lajmi bëhet me dije nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili shkruan se ftesa u është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. 

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here