ISHP jep këshillat që na duhen këto ditë të ftohta janari

0
29

Ditët e fundit të janarit në vendin tonë kanë sjellë temperatura nën zero duke shkaktuar në shumë zona të vendit ngrica.

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një postimi në rrjetet sociale ISHP thekson se një kujdes të veçantë në këto ditë të ftohta qytetarët duhet ti kushtojnë veshjes.

Gjithashtu një ndër këshillat më të rëndësishme që jepet për qytetarët është që të bëjnë kujdes kur lëvizin në rrugë dhe se çfarë duhet të kenë parasysh.

Përdorni këpucë dimri të përshtatshme

Përdor shkop ose pajisje ndihmuese

Përdor mbajtëse dhe ndiz dritat

Pastro dëborën dhe akullin nga rrugët e kalimit.

Shkruaj nje koment