ISHSH bllokon fasoneritë në Gjirokastër, 500 puntorë mbeten në mëshirë të fatit

0
230


Pas kontrolleve të bizneseve të caktuara brenda qytetit , Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor është ndalur sot në fasoneritë të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre në qytet . Ku pas kontrolleve kanë konstatuar mos zbatimin e mbajtjes së distancës për punonjëset e këtyre të fundit. Një konstatim ky i cili është mohuar për @jugunews.net nga vetë punonjëset të cilat thonë se distanca është caktuar që në çastin e parë të daljes së urdhërit për respektimin e distancës fizike.Për më tepër puna në këto të fundit është bërë me orare të caktuara dhe pa praninë e plotë të stafit të puntorëve vetëm me qëllim zbatimin e masave kundër Covid-19. Ndërkohë ISHSH i ka lënë afat 24 orë këtyre të fundit për zbatimin dhe rishikimin e masave në të kundërt do të gjobiten . Me mbylljen e fasonerive kanë mbetur në mëshirë të fatit mbi 500 persona ku gjendja e tyre rëndohet akoma edhe më shumë në këtë kohë krize ekonomike dhe pandemie . Ndërsa shteti mbush arkën me gjoba e nuk kursen as presionet ndaj popullit të vet nëpërmjet pseudo institucioneve që synojnë ” mbrojtjen” e shëndetit, qindra familje shqiptare zhyten në varfëri ekstreme pa pyetur kush për fatin e tyre .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here