Ismail Kadare tashmë edhe skenarist në kinemanë ruse për një super film artistik

Ismail Kadare ngre siparin e skenarit të tij të parë për një film artistik, që shumë shpejt do të riadaptohet për ekranin e madh përmes objektivit të mjeshtrit të kinemasë ruse, Alexander Sokurov.
Kjo është historia e grave të bllokut të lindjes, të cilat përjetuan në Shqipëri vuajtjen e dashurisë së pamundur dhe ferrin komunist.
Adaptimi i skenarit të Kadaresë i është besuar estetit dhe skenaristit rus, Juri Arabov, i cili në vitin 2005 u vlerësua me çmimin për “Skenarin më të mirë” në Festivalin e Kanës, për filmin “Moloch”, një tjetër bashkëpunim me regjisorin Sokurov, ndërkohë që në vitin 2008 ishte pjesë e jurisë së Festivalit të filmit në Venecia.
Sokurov njihet për një gjuhë të thellë poetike dhe një trajtim personal të karaktereve, ç’ka premton për shikuesit një film “autor” të niveleve ndërkombëtare. Ai është fitues i një sërë çmimesh, përfshirë këtu edhe “Luanin e Artë” për filmin “Faust”.
Së shpejti aktorët do të nisin xhirimet, të cilat do të mbahen në qytetin e Gjirokastrës dhe në Tiranë, si një mënyrë për të përcjellë qartësisht universin letrar të Kadaresë dhe këndvështrimin e tij mbi historinë e Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment