Ismail Kadare,nominohet edhe këtë vit për Çmimin Nobel në Letërsi

0
228

Shkrimtari Ismail Kadare, është nominuar edhe për këtë vit si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi, që do të jepet më 11 tetor. Për herë të parë që nga koha kur është dhënë ky çmim, për vitin 2019, Akademia Suedeze do të japë dy “Nobel” për fushën e letrave. Shkaku është pasi çmimi i vitit 2018 u pezullua, pas një skandali seksual të pahijshëm, që çoi në dorëheqjen e shtatë anëtarëve të Akademisë. Ndaj, këtë vit, Nobeli i Letërsisë do të ketë dy fitues, të cilët do të marin një medalje ari dhe rreth 830 mijë euro si shpërblim. Ndër kandidatët e përmendur për këtë çmim janë polakja Olga Tokrczuk, Ismail Kadare nga Shqipëria, novelisti amerikan Joyce Carol Oates dhe Haruki Murakami nga Japonia. Për shkrimtarin gjirokastrit Ismail Kadare, është e disata herë që nominohet për të fituar Nobelin e Letërsisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here