Itali, sekuestrohen 20 kg kokainë në makinën e një shqiptari

0
78

Një sasi prej 20 kilogramësh kokainë është sekuestruar në makinën e një shqiptari, në provincën e Sienës në Itali.

Ngarkesa me drogë ndodhej në makinën e një shqiptari me banim në Val d’Elsa, i cili tërhoqi vëmendjen e një patrulle kur u kthye në një rrugë dytësore dhe vazhdoi të ecte me shpejtësi.

Shqiptari ishte nën vëzhgim prej disa kohësh dhe policia e ndoqi deri në oborrin e fermës së një shtëpie fshati të ruajtur nga një qen i racës Rottweiler.

Kontrolli i makinës bëri të mundur zbulimin e 20 kilogramëve kokainë por edhe gjetjen e një italiani që banonte në atë fermë.

Nga kontrolli i mëpasshëm në vilë u zbulua një “laborator droge” brenda, në të cilin kishte tretës, reagentë të llojeve të ndryshme dhe para të gatshme nga rrjeti i trafikut të drogës, si dhe 200 gramë shtesë kokainë, hashash dhe materiale laboratori.

Dy të ndaluarit ndodhen në burgun e Sienës, nën akuzën e trafikut të drogës.

Policia sekuestroi disa telefona, disa prej të cilëve ishin të koduar, materiale të ndryshme për paketimin e drogës, mes tyre peshore preçize, por edhe vetë makinën.

Shkruaj nje koment