Italia ndalon zbarkimin e emigrantëve meshkuj të rritur, “hap dyert” për fëmijët

0
105

Qeveria e re e ekstremit të djathtë të Italisë ka penguar 35 burra të zbresin nga një anije emigrantësh, e cila ka kërkuar të qëndrojë në nja nga portet për dy javë.

Të miturit dhe njerëzit me probleme mjekësore u lejuan të zbarkonin në Siçili. Humanity 1 ishte një nga katër anijet që transportonin emigrantë që prisnin lejen për t’u ankoruar në Itali.

Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, ka premtuar se do të godasë emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe nga Afrika e Veriut. Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka, sipas OKB-së.

Shumë prej emigrantëve lundrojnë me varka të vogla dhe shpëtohen nga anije bamirësie gjatë udhëtimit të tyre. Në total 144 persona u lejuan të zbarkonin Humanity 1.

Tre anije të tjera me rreth 900 persona kanë kërkuar gjithashtu hyrje në një port italian, por deri më tani nuk janë lejuar të ankorohen.

Shkruaj nje koment