Italia përfshihet nga protestat kundër shtetrrethimit

0
145

Natë trazirash ajo mes të shtunës dhe të dielës në Romë, ku qindra mbështetës të ekstremistëve të djathtë të Forca Nuovës, sfiduan shtetrrethimin anti-Covid që hyri në fuqi natën e të shtunës nga ora 12 deri në 5 të mëngjesit.
Ekstremistët e djathtë sulmuan policinë me fishekzjarrë, teksa u vunë flakën edhe kazanëve të mbeturinave. Policia u kundërpërgjigj me shkopinj gome. Natë trazirash edhe në Napoli ku shtetrrethimi vijon prej dy ditësh e po ashtu edhe protestat popullore.
Pavarësisht protestave, kryeministri italian Giuseppe Conte miratoi masa të reja të ashpra. Duke nisur nga kjo e dielë deri më 24 Nëntor, baret, restorantet dhe galeritë do të mbyllen akoma më herët që nga ora 6:00 e pasdites.
Në fillim të kësaj jave u përcaktua ora 11:00 e natës si afat për mbylljen. Me dhunë reaguan ndaj ashpërsimit të masave kundër përhapjes së COVID-19ës edhe qindra banorë të Varshavës në Poloni.
Ata u përleshën ashpër me forcat speciale të policisë polake që përdorën edhe gazin lotsjellës kundër tyre. Këtë javë, protesta ka pasur në shumë qytete europiane ku ka nisur të aplikohet shtetrrethimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here