Iu nënshtrua operacionit, ja si është gjendja shëndetësore e aktorit, Genci Fuga

0
193

Aktori i njohur Genci Fuga, paraqet një gjendje shëndetësore të qëndrueshme, por ende kritike pas operacionit që iu nënshtrua të shtunën.

Mjekët po monitorojnë ecurinë e tij të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme.

Pedagog në Universitetin e Arteve dhe aktor, Fuga pësoi goditje të shtunën ndërsa bashkëshortja e tij, aktorja e regjisorja Eni Jani, bëri thirrje publike në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh  të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat.

Në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit gofundme.

Shkruaj nje koment