
Punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë së Verisë, të Prokurorisë për Narkotikë, arrestuan një 42-vjeçar shqiptar në zonën e Selanikut, për trafik kokaine dhe kanabis.
Pas veprimeve të koordinuara, 42-vjeçari u lokalizua mesditën e datës 7 dhjetor 2022 në një zonë të Selanikut, ku iu gjetën dhe konfiskuan sasi kanabisi me peshë 2 kilogramë e 160 gramë.
Në kontrollin e mëpasshëm të një shtëpie për magazinimin e lëndëve narkotike në të njëjtën zonë, u gjetën dhe u konfiskuan edhe:
• sasi kanabisi të papërpunuar me peshë 16 kilogramë dhe 905 gram,
• sasi kokaine me peshë 3 kilogramë e 404 gramë, të fshehura me kujdes nën banak kuzhine dhe
• 2 peshore elektronike precize.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në mbi 300 mijë euro.