Iu vra djali nga RENEA, babai i ekstremistit mbërrin te Krimet e Rënda për të dëshmuar

0
169

Jani Kacifa, babai i ekstremistit grek, që u vra nga RENEA ditën e diel në Gjirokastër ka mbërritur në prokurorinë e Krimeve të Rënda mesditën e sotme në orën 12:00 për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjes. Ai ka udhëtuar nga Gjirokastra në Tiranë me një makinë me targa greke, i shoqëruar edhe nga një grup i medieve greke. Jani Kacifa është futur në ambientet e prokurorisë së bashku me një përkthyes dhe një përfaqësues ligjor të familjes. Babai i minoritarit do të pyetet nga prokurori Njazi Seferi në lidhje me atë që di për ngjarjen.

35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare. Pala greke nuk ka asnjë tagër që të jetë pjesë e hetimeve, pasi vrasja ka ndodhur në Shqipëri.

Jani Kafica duke hyrë te Krimet e Rënda mesditën e sotme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here