Izolohen në kanionet e Progonatit, dy punonjës policie

Dy efektivë të Komisariatit të Tepelenës kanë mbetur të bllokuar në humnerë që prej orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes.
Mësohet se shefi i rendit në Komisariatin e Policisë së Tepelenës Roland Zhapa dhe inspektori i zones, janë bllokuar në kanionet e Progonatit në pjesën veriperëndimore të Tepelenës në zonën e Kurveleshit.

Efektivët e bollkuar në humnerë prej më shumë se 12 orësh kanë kërkuar ndihmë, ndërsa helikopteri nga Tirana ka mbërritur rreth orës 11:00 të ditës së sotme.
Helikopteri ka mbërritur në vendngjarje por ka pasur vështirësi për të kryer operacionin e evakuim-shpëtimit për shkak të terrenit të thepisur malor cka e pamundëson ndërhyrjen. Rryma e erës në zonën ku ndodhen dy oficerët e Policisë së Tepelenës, e ka zvarritur mjaft operacionin e shpëtimit duke detyruar mjetin fluturues, të ndërmarrë disa inkursione në ajër në pritje të qetësimit të situatës.

Dy efektivët policor, gjendeshin në zonën e Kurveleshit, në kuadër të inspektimit që ka ndërmarrë Policia e Tepelenës, për identifikimin e parcelave me kanabis të cilat mund të jenë mbjellë.

Vitin e kaluar zona e Kurveleshit, prodhoi mijëra ton kanabis sativa kjo edhe falë “tolerancës” nga Policia e Tepelenës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment