Izolohet Golemi. Rruga e shkatërruar, tre banesa të dëmtuara, Bashkia nuk përgjigjet

alket-stroka-kryeplak-i-golemit

Koha e keqe me furtunë dhe erë të fortë, ka shkatërruar tërësisht rrugën që të con në fshatin Golem. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i fshatit Alket Stroka i cili ka zgjedhur të përcjellë këtë këtë shqetësim, jugunews.net në kushtet kur asnjë derë mediale, nuk i’u hap në Gjirokastër. Zoti Stroka është shprehur se ditët e fundit kanë qenë me të vërtetë të vështira për komunitetin e fshatit Golem, pasi pati dëmtime në disa shtëpi, mungesë të rrymës elektrike dhe ajo cfarë është më kryesorja, shkatërrimin edhe më shumë të rrugës që lidh Njësinë Vendore Picar, me fshatin Golem. Janë tre banesa që u dëmtuan shumë nga koha e keqe dhe deri më tani, askush nuk e ka marrë mundimin nga Bashkia e Gjirokastrës të vijë e të shikojë nga afër problemin në fjalë-është shprehur Stroka. Kam kërkuar inspektim të gjendjes nga kryetarja e Bashkisë dhe kjo e fundit, nuk ka denjuar të më takojë apo të më presë në zyrë ndonëse e ka për detyrim ligjor të presë dhe të dëgjojë hallet e komunitetit nga kryetari i zgjedhur që në këtë rast jam unë-shprehet Stroka. Në këto kushte ai ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakes Rami pasi nuk i përgjigjet komunitetit kur ai gjendet i pambrojtur. Nga ana tjetër Bashkia, ka dërguar eskavator në fshatin Zhulat për efekte elektorale pasi ky fshat, e ka votuar me shumicë në zgjedhjet kur Rami kandidoi për kryebashkiake, dy vjet më parë. Rruga Kolonjë-Golem, ka pësuar dëmtime aq të mëdha, saqë nuk kanë mundur të vijnë as specialistët e OSHEE, për të rregulluar linjat e tensionit të lartë dhe atij të ulët. Gjithësesi, këta të fundit, kanë mundur me insistimin e kreut të OSHEE Sokol Feruni, që të vijnë në fshat dhe të risjellin energjinë e munguar ditët e fundit mesditën e sotme. Ndërkaq, rruga është dëmtuar mjaft dhe shoqëruar me izolimin total të banorëve të këtij fshati.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment