Ja çbën Policia Rrugore në ditët me borë

Policia rrugore kishte dalë për “gjah” sot. Viktimë ka rënë një drejtues i rregullt nga Saranda, i cili pati fatin e tij të keq, që të “shpërblehet” me një gjobë të majme. Në fakt duhej të ndëshkohej sepse aksioni i policisë, po “monitorohej” nga tv besnike të pushtetit. Polici Arten, ishte pararojë në këtë aksion, i cili ka ndëshkuar shoferin rastësor ndonëse ka qenë pajisur me të gjitha masat e nevojshme për të qarkulluar në terren me dëborë. Jo dy, po të katërta gomat e kamiocinës me targa të Sarandës që po shikohet në foto, kanë qenë të pajisura me zinxhir, vec kësaj, edhe dritat frexhato të ndezura, ato të mjegullës, si dhe zbatimi me rigorozitet i tabelave orjentuese të qarkullimit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të fruta-perimeve dhe është fotografuar nga një fans i faqes sonë cka nxitoi t’a dërgonte për të mësuar më tepër qytetarët se në cfarë “gatishmërie” qëndron Policia Rrugore në këto ditë të acarta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment