Ja çfarë do të ndodhë me vitin shkollor

0
200

Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje për mediat tha se viti shkollor do të mbyllet në qershor.
Shahini u shpreh se, provimet e maturës shtetërore do të mbahen më 8-18 qershor 2020. Provimet e klasë së 5 dhe të nëntë do të anulohen.
Po ashtu, ministrja bëri të ditur se shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga 18 maj deri në 5 qershor.
“Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit
Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për ata do të mbyllet 2 javë më herët. Hapja për maturantët do të zbatohet duke respektuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12 maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve”– tha Shahini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here