Ja cfarë po i bën Zamira, Edi Ramës

0
1048

Kryeministri Edi Rama, po merr vëmendjen edhe prej kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami. Kjo e fundit, është ndjekëse e rregullt e cdo aktiviteti politik që Rama, po ndërmerr kohët e fundit përmes tv të tij online ERTV. Mjafton të kontrollosh ndjekësit online të kryeministrit Rama në FCB përgjatë aktiviteteve të fundit dhe do të shikosh që Zamira e Bashkisë, rezulton ndjekëse e rregullt dhe kjo vërtetohet përmes screenshot.

Duket se Rami, e do Ramën dhe kjo edhe për faktin se Rami është një figurë e braktisur nga të vetët për shkak të arrogancës apo dhe aftësive të saja për t’u armiqësuar edhe me guret apo cdokënd që i del përpara.

Janë këto arsyet që ajo kërkon të afrohet me PS duke kërkuar vëmendjen e Ramës pasi ky i fundit, shquhet për “delikatesë” ndaj femrave dhe ndoshta do të qëllojë një lëvizje që Ramit i duhet për të qenë sërish kandidate për kryebashkiake, pas dy viteve me bekimin e Ramës.

Shkruaj nje koment