Ja cila është lista e vërtetë e drejtorëve të LSI në Gjirokastër, që priten të shkarkohen

0
154

Një javë pas konstituimit të qeverisë “Rama 2”, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.

Ndërkohë në Gjirokastër, dorëheqje nga radhët e LSI në rang drejtuesish, kanë dhënë Edlir Sinojmeri deri më dje drejtor i ISKSH Gjirokastër, si dhe sot jep dorëheqjen edhe kreu i Agjencisë së Rrugëve Dhimitër Nase të dy ish drejtues model dhe të papërfolur për afera korruptive.

Drejtuesit e tjerë që kanë refuzuar dorëheqjen që janë besnikë të Tavos dhe LSI janë si më poshtë:

Spiro Diamanti, kreu i Sigurimeve Shoqërore,

Niko Buka, drejtor i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve

Koçi Rapi, drejtor i Bujqësisë Gjirokastër,

Klodiana Gjonca, drejtore e DSHP Tepelenë.

Eni Ndreu, Arkiva e Shtetit Gjirokastër

Kristaq Xha Bordi i Kullimit Gjirokastër

Vec tyre, ka edhe të tjerë në nivele të dyta apo të treta që pritet shkarkimi I tyre në rast refuzimi për dorëheqje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here