Ja cilët janë kandidatët për deputetë të PS në Gjirokastër

0
2154

PS ka dorrëzuar në KQZ, listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 Qershorit, ku do të bojkotohen nga opozita shqiptare.

Në Gjirokastër, tashmë janë kristalizuar kandidaturat për deputetë të cilët do të garojnë përballë LSI që do të luajë rolin e opozitës së emëruar në mungesë të forcës më të madhe opozitare në vend sic është PD e cila do të bojkotojë zgjedhjet.

Në krye të listës pesë anëtarëshe qëndron Bledi Cuci, i cili nuk ka asnjë lidhje me Gjirokastrën apo me qarkun jugor.

Pas tij po një tjetër emër që nuk ka lidhje me Gjirokastrën Mirela Kumbaro ministrja në detyrë e Kulturës. Sipas vartësit të saj në Ministrinë e Kulturës gazetari Bledi Mane, Kumbaro është nga Peqini, dhe nuk dihet përse vallë e fsheh këtë fakt.

Në listën emërore të kandidatëve, i vetmi gjirokastrit, është Flamur Golemi, kreu lokal i PS, ish drejtor i DSHP, me profesion okulist.

Tepelena sërish do të përfaqësohet përmes Dashamir Kamberit i cili rikandidon dhe pozicionohet në vendin e katërt.

E ndërsa Përmeti nuk përfaqësohet me asnjë kandidat, duke e lënë zbuluar elektoratin e kësaj treve, Dropulli, do të ketë kandidaturën e vet e cila vjen nga radhët akademike të Universitetit “Eqrem Cabej”.

Artemisa Dralo, pedagoge e anglishtes në këtë universitet, figuron e pesta në listën e kandidatëve për deputetë të PS cka do të ketë përballë Vangjel Tavon në Dropull.

 

Lista e kandidatëve të PS për deputetë Qarku Gjirokastër.

1-Bledi Cuci

2-Mirela Kumbaro

3-Flamur Golemi

4-Dashamir Kamberi

5-Artemisa Dralo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here