Ja deklarimet e Donald Lu që nxitën reagimin e Tritan Shehut: Këta politikanë të kenë kujdes me atë që thonë!

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentuar edhe debatin e krijuar në publik lidhur me fushatën sensibilizuese të LGBT në gjimnazet e Tiranës.

Këtë e ka bërë gjatë një aktiviteti të Kuvendit ku ka qenë i pranishëm dhe ku ka zgjedhur të kritikojë me emra konkretë disa politikanë dhe deputetë.

Në fjalën e tij Lu u bëri apel Ylli Manjanit, Tritan Shehut dhe Oriola Pampurit lidhur me qëndrimet kundër të tyre ndaj komunitetit të LGBT.

Sipas kryediplomatit amerikan, ata duhet të kenë kujdes në qëndrimet që mbajnë, pasi në të njëjtën kohë janë edhe të zgjedhur nga qytetarët.

Vetëm pak prej tyre kishin vërtetë kurajo, Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komente të bëra nga Ylli Manjani, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri. Shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë që fjalët e tyre përfaqësojnë jo vetëm bindjet e tyre vetjake po dhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar”, tha Lu.

Sipas ambasadorit, në këto vite të qëndrimit të tij në Tiranë, Lu tha se ka vënë re një diskriminim të shqiptarëve kundrejt këtij komuniteti.

Është e vërtetë që kam parë përparim gjatë 3 viteve të mia në Tiranë, po kam parë dhe diskriminimin e homofobinë e vazhdueshme, kam parë pak politikanë shqiptarë të gatshëm të mbështesin këtë komunitet” theksoi ambasadori.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment