Ja konkurrentët që do të zëvendësojnë Cabejin në Drejtorinë e Tatimeve Gjirokastër

0
167

Pas dorëheqjes së Mehmet Cabej nga posti i drejtorit të Degës së Tatim-Taksave në Gjirokastër, pritet të mësohet se kush do të drejtojë një prej institucioneve më të rëndësishme në Gjirokastër.

Për këtë vend, pritet të shpallet konkurs ashtu si në të gjitha drejtoritë dhe kjo ka qenë e paralajmëruar edhe nga vetë kryeministri Rama.

Por ndërkohë që konkursi është në pritje për t’u zhvilluar, Jugunews.net mëson edhe emrat e parë konkurrentë për këtë vend tashmë të lnë vakant nga ikja e Cabejit.

Në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, rezultojnë të kenë paraqitur dosje për konkurrim 10 të interesuar mes të cilëve 6 nga kryeqyteti, një nga Tepelena dhe tre nga Gjirokastra.

Jugunews.net mëson se nga Gjirokastra emrat janë Ilir Metaj, Bejko Late e Flutura Reso ndërsa nga Tepelena Enkelejda Rrapa ndërkohë që nga kryeqyteti janë emra të panjohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here