Ja kur do mbahet funerali shtetëror për ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi

0
113

Funerali shtetëror për Silvio Berlusconin do të zhvillohet në Katedralen e Milanos të mërkurën më 14 qershor.

Fillimisht, arkivoli i ish-kryeministrit do të transportohet në Villa San Martino, në Arcore ku do i bëjnë nderimet familjaret, miqtë dhe të afërmit.

Të martën, arkivoli i Silvio Berlusconit do t’i zhvendoset në studion më të madhe televizive të Mediaset: studio 20 në Cologno Monzese, ku do i bëhen homazhe.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Silvio Berlusconi në Milano, raporton TGCOM.

Arkivoli i Silvio Berlusconit është larguar nga spitali San Raffaele në Milano në mesditë dhe u vendos në Villa San Martino në Arcore.

Ish-kryeministri u nda nga jeta mëngjesin e sotëm (12 qershor) në moshën 86-vjeçare pasi humbi betejën me leuceminë

Ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele nga e premtja dhe pranë tij sot mbërritën fëmijët e tij Eleonora, Barbara, Marina dhe Pier Silvio si edhe i vëllai Paolo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here