Ja kur do të kalojë për votim në Kuvend marrëveshja për refugjatët

0
83

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor.

Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve nga vendet e trata, që kapen nga autoritetet detare italiane.

Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Një marrëveshje e cila ka marrë kritika të shumta si në Itali, dhe nga Bashkimi Evriopian por edhe nga opozita në Shqipëri.

Marrëveshja parashikon miratim me shumicë të thjeshtë.

Shkruaj nje koment