Ja kush do fitojë zgjedhjet ne SHBA

Profesori i historisë në Universitetin Amerikan, Allan Lichtaman, ka parashikuar garën presidenciale në SHBA me 8 nëntor, mes Donald Trump dhe Hillary Clinton. Lichtaman prej 30 vitesh ka parashikuar saktë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ndryshe nga të tjerët, parashikimi i profesorit, nuk bazohet tek sondazhet, ndryshimet demografike apo opinioni i tij politik. Ai e bazon përfundimin te 13 pyetje që i quan “Çelësi për në Shtëpinë e Bardhë”, që marrin përgjigje “E vërtetë” ose “E gabuar”. Referuar përgjigjeve të marra nga testi i tij, Lichtman parashikon që fitues do të jetë Donald Trump, shkruan ‘Washington Post”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment