Ja kush ishte viktima e aksidentit të sotëm në Virua

0
520

Ky është viktima e aksidentit të sotëm në Virua. Ai quhet Blerim Bizhga 32 vjec banor i Tepelenës me origjinë nga fshati Kaparjel i Cepos në Gjirokastër. Bizhga prej disa kohësh, punonte në zyrën e QKR në Bashkinë e Tepelenës si ekonomist. Ai ka qenë në një prej lokaleve të Gjirokastrës mbrëmjen e të dielës duke u gdhirë e hëna, nën shoqërinë e disa miqve të tij e tok me të edhe të shokut tjetër që ndodhej në bord me Sokol Lushkaj, 25 vjeç nga Tepelena. Të dy ishin duke u kthyer në Tepelenë, ndërkohë që I lënduari Lushkaj, kishte lënë shërbimin pasi punon ushtar me pagesë në Forcat e Armatosura në zonën e Gjirokastrës. Blerim Bizhgës 20 vjet më parë, i ka humbur jetën nje vëlla teksa dhe ai pësoi aksident automobilistik 200 metra larg atij që ndodhi sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here