Ja përse ngurron të firmosë drejtorin e ri të ISSH Gjirokastër, ministri Ahmetaj

0
180

ISSH në Gjirokastër, ndodhet nën ethet e emërimit të drejtorit të ri.

Në tryezën e ministrit të Financave, ndodhen tre emra kandidatësh të propozuara nga PS e Gjirokastrës ku më i favorizuari duket se është emri i Odise Kotes të paktën sic pëshpëritet mes socialistëve të bazës gjirokastrite.

Mirëpo krahas emrit që ishte kandidat për prefekt të Gjirokastrs, rezultojnë edhe dy emra të tjerë, ai i Klodian Mickës dhe i Kosta Frangos.

I pari drejtor aktual i ALUIZNI-t në Gjirokastër ndërsa Frango, drejtues i një banke i nivelit të dytë.

Kriteret për të qenë drejtor i ISSH janë të tilla që vështirësojnë pozitën e Kotes pasi kërkohen me diplomë juridike ose ekonomike, cka zoti Kote nuk i ka.

Gjithësesi hezitimi i zotit Ahmetaj për këtë rast, po reflekton qartë edhe për vonesën e firmosjes së kreut të ri të ISSH pasi i duhet të jetë konform zbatimit të kritereve të vendosura dhe anës politike.

Në ISSH vazhdon të jetë drejtor Spiro Dhijamanti i LSI me profesion inxhinier i emëruar në këtë post, dy vjet më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here