Ja pse refuzoj të këshillohem nga Edi Rama !

0
152

Nga Roland Bejko

Jaa pra, më në fund . Ky e gjeti rrugën për të ardhur edhe tek unë në formë mesazhi.
Po ku ka fyerje më të madhe për njeriun se në këtë ditë të vështirë kolere të të mësojë një pisanjos si të lash duart !
Që është pisanjos e këllirë, ma kanë thënë miqtë e tij piktorë aty te ura, në Paris. E ka tmerr kontaktin me ujin dhe sapunin.
Por, vullneti për pushtet është vullnet mbi të gjithë vullnetet, thotë Niçe.
Dhe ky për pushtet se ka problem të na dhunojë hapësirat tona private.
Na ka pushtuar hapësirën televizive të cilën e paguajmë shumë shtrenjtë, po tani na ndot dhe hapësirën tonë të komunikimit telefonik.
Në këto ditë të rrezikshme për shëndetin, do ta toleroja një veprim të tillë nëse matanë telefonit të dëgjohej zëri i një mjeku infeksionist, por jo i këtij gjithollogut, dashnorit të zjarrtë të pushtetit të vet.
Edhe mesazhin e kryeministrit të vendit tim do ta pranoja, por me kushtin që të mos më dhunonte hapësirat e mia demokratike, të më respektonte gjatë gjithë vitit të drejtat dhe liritë e mia qytetare dhe politike prej opozitari.
Do tja toleroja një veprim të tillë një kryeministri serioz që do kujdesej me përkushtim dhe dhembshuri për ekonominë, shëndetin, edukimin, pra për mirëqënien e çdo qytetari.
Do ta mirëprisja në hapësirën time private që e kam blerë me para një kryeministër socialist që do ndëshkonte këdo që do shpërdoronte fondet publike, që do riste nivelin e jetesës, që do luftonte bandat, që nuk do shkatëronte demokracinë e vendit tim duke vjedhur votat për të ndarë pushtet dhe pasuri publike me ta, por jo këtë.
Këtë e refuzoj.
Do ndihesha mirë, nëse këtë sms do ma niste një kryeministër normal, por ndihem i fyer, kur të tilla këshilla mi jep një i tillë kryeministër anormal dhe nacizist që me politikat e tij shkatërrimtare në 5 vjet ka nisur në egzil gati gjysëm milion shqiptarë nga vendi i tyre.
Kur na u bë kaq i dhimbsur ky?!
Këtë tip kryeministri karagjoz, hipokrit dhe manipulator të opinionit publik e refuzoj, dhe ndihem i fyer të marr këshilla prej tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here