Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore.
E shtuna, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare, por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore.
E DIELA sjell kthjellime.
Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Veriore ku mesdita ka shënuar rënie.
Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita.
E diela, sërisht me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.