Ja si e shoh une LSI-në

Nga Balil Gjini

Shikoj këta njerëz të thirrur nga LSI për mbledhje. Mbi fytyrat e tyre ka punuar thellë dalta e hallit dhe ka nxjerrë në reliev shëmtinë. Shëmtia dallohet edhe tek veshjet avdallçe, tek mënyra si ecin, si e mbajnë trupin, në gjithçka. Po shëmtia më e madhe duhet të jetë djerrina e mëndjes së tyre, ku plugu i diturisë nuk ka hyrë kurrë. Midis tyre dalloj nja dy pastruese që janë bërë drejtoresha, dalloj edhe atë punonjësin e ardhur nga fshati, punësuar tek ujrat, që, kur inxhinieri i tha t’i sillte një papagall, ai, në vend t’i sillte çelësin papagall, vajti në treg dhe i bleu një zog papagall. Disi më ndryshe duken renegatët e rinj: ish anëtarë të PD, apo PS. Në lulishten përballë autoparlantët, për ta kuadratizuar shëmtinë, këndojnë këngën:

Shqipërinë e dua, se jam shqipëtare/

Kosovën e dua, se jam kosovare…

Po shëmtia më e madhe është vetë drejtuesi i kësaj force politike: xhagajdhur, njeri që ka një leksik prej njëqind fjalësh dhe që s’i është referuar kurrë ndonjë filozofi, apo dijetari. Por mbase shëmtia më e madhe është heshtja dhe indiferenca e të tjerëve para kësaj shëmtie. Sepse në të vërtetë kjo shëmti s’është vetëm një akt estetik, por një pushtim i vërtetë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment