Ja si i përdor pleqtë e azilit Rami e Bashkisë

0
345

Tallje me të mjerët. Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka guxuar të tallet me banorët e azilit të të moshuarve ku është kujtuar sot për ta, në Ditën Botërore të të Moshuarve. Ajo i ka nxjerrë nga “kafazi” i mjerimit ku dergjen në vitet e fundit të jetës dhe i ka përdorur paturpësisht në Fest-Argjiro. Shkallët e boshatisura si pasojë e braktisjes frontale që i ka bërë publiku gjirokastrit organizimeve të rëndomta kulturore nga Bashkia një natë më parë, kanë detyruar kryebashkiaken, që të gjejë zgjidhjen tek pleqtë e pambrojtur.

Shkruaj nje koment