Ja vendimi që dënoi mësuesin duke abuzuar me nxënësen e vet minorene

0
160

Është dënuar me 3.6 vite burg mësuesi Neshat Tepelena, i akuzuar për ngacmimin seksual të nxënëses 11-vjeçare.

Mësuesi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore gjatë dhënies së vendimit ditën e sotme.

Neshat Tepelena u denoncua publikisht nga ish-nxënësja e tij në shkollën 9 vjeçare “Ali Hajdini”, të fshatit Kalasë të Delvinës.
Vajza e mitur tha se mësuesi i bëri presion për notat dhe e puthi në buzë në klasë.
Rasti u denoncua nga familjarët dy muaj pas ngjarjes, në prill të 2018.
Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve.

Pas dëshmisë, mësuesi u vu në pranga nga policia e Delvinës me dyshimin për ngacmim seksual.

Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërrejtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here