
Muaji janar ka nisur me rritjen e ndjeshme të numrit të testimeve për covid, por mjekët thonë se shumica rezultojnë negativë. Sipas tyre shumë qytetarë shfaqen me simptoma të virozave të stinës, ndërsa paralelisht me testimet në qendrat shëndetësore vijojnë vaksinimet anti-covid kryesisht dozat e treta dhe të katërta.