Janine / Mjellma e “trishtuar” e Kastorias shkon në liqenin e Pamvotidës

0
22

Mjellma e trishtuar e Kastorias është duke notuar në ujërat e Pamvotidës që nga mëngjesi i së dielës, në përpjekje për t’u ambientuar . Mjellma u transportua pas bashkëpunimit të dy bashkive dhe me ndihmën e vullnetarëve dhe drejtuesve të Organeve të Administrimit të Zonave të Mbrojtura.

Mjellma u vendos në një kafaz të veçantë dhe në sheshin Mavili u lirua për të takuar mjellmat e Pamvotidës. Nënkryetari i Bashkisë së Janinës, Vasilis Vletsas, u shpreh se u zhvillua një bashkëpunim i bukur ndërbashkiak me ndihmën e Autoritetit të Zonave të Mbrojtura Epir dhe vullnetarit Konstantinos Bestas për të krijuar kushtet për pritjen e mjellmës.

“Historia e mjellmës na mëson vlera dhe virtyte që janë të rralla, si dashuria, përkushtimi, besimi dhe respekti. Ne do ta ndjekim dhe shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë”, theksoi ai .
Aventura e mjellmës, siç përmend Nikos Panagiotopoulos, përfaqësues i Qendrës së Kujdesit të Bashkisë së Kastorias, ka nisur pasi mjellma u sulmua së bashku me partneren e tij nga qentë endacakë.

Kur mjellma femer ngordhi, mjellma mbeti para Qendrës së Kujdesit dhe ishte shumë e rrezikshme. Pamë karakteristikat e liqenit të Janinës dhe e sollëm këtu. Ka një grup vullnetarësh që do ta monitorojnë dhe do të japin informacion për përshtatjen e tij, tha ai.

Shkruaj nje koment