Jo vetëm Covid-19/ Një rast i dyshuar i murtajës bubonike shfa1et në Kinë

Autoritetet në një qytet në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme kanë lëshuar një paralajmërim pasi një spital raportoi një rast të dyshuar të murtajës bubonike.
Komiteti i shëndetit i qytetit të Bayan Nur lëshoi të dielën alarmin e nivelit të tretë, i dyti më i ulët në një sistem me katër nivele.
Alarmi ndalon gjuetinë dhe ngrënien e kafshëve që mund të bartin murtajën dhe i kërkon qytetarëve të raportojë çdo rast të dyshuar të murtajës ose etheve pa shkaqe të qarta.
Paralajmërimi i së dielës pason katër raste të raportuara nëntorin e kaluar të njerëzve të prekur nga murtaja në Mongolinë e Brendshme, përfshirë dy nga murtaja pneumonike, një variant vdekjeprurës i murtajës.
Murtaja bubonike, e njohur si “Vdekja e Zezë” në Mesjetë, është një sëmundje shumë infektive dhe shpesh fatale që përhapet kryesisht nga brejtësit.
Rastet e murtajës nuk janë të rralla në Kinë, por shpërthimet janë bërë gjithnjë e më të rralla. Nga 2009 deri në 2018, Kina raportoi 26 raste dhe 11 vdekje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment